Hiqej si avokate, Prokuroria e Fierit çon në gjyq një qytetare
Hiqej si avokate dhe premtonte zgjidhje të shpejtë të çështjeve ligjore, duke përfituar para nëpërmjet mashtrimit, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasen K.K. Prokuroria e Fierit përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim, shtetasen K.K. për veprën penale ‘Mashtrimi’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Fshehja e të ardhurave’. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.768 të vitit 2025, regjistruar mbi bazën e kallëzimit të disa shtetasve dhe transmetimit në mediat investigative ku paraqiteshin shqetësimet se e pandehura K.K., duke u prezantuar si avokate, kishte arritur të merrte vlera monetare nëpërmjet mashtrimit, u evidentua se e pandehura, e cila për një periudhë të gjatë kohore është prezantuar si avokate, ka përfituar shuma monetare nga disa qytetarë, duke u premtuar zgjidhjen e çështjeve të...
Burimi:
javanews.al