Has/ Shpallet në kërkim i mituri, mori pa leje automjetin e babait të tij dhe u largua nga banesa
Kukës-Që prej datës 5 janar, rreth orës 13:00, ka humbur kontaktet një i mitur 14 vjeç nga fshati Golaj, Bashkia Has. Sipas Dritan Dautit, familjar i të miturit, djali quhet Mariglen Dauti. Ai ka deklaruar për Report TV, duke dërguar edhe fotografinë e të miturit, se Marigleni ka marrë pa dijeninë e prindërve mjetin e babait të tij, tip Mercedes-Benz, E-Class, me targa AB 379 RY. Sipas familjarëve, hera e fundit që është parë ka qenë në një karburant “Petrol Pomp” në Kosovë, në segmentin rrugor Pejë–Prishtinë, rreth orës 16:00, më 5 janar 2026. Familja Dauti i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe qytetarëve për ndihmë në gjetjen e tij. Sipas informacioneve të familjes, i mituri nuk ka dokumente identifikimi me vete. Çdo person që ka informacion mbi vendndodhjen e Mariglen Dautit, lutet të njoftojë menjëherë...
Burimi:
javanews.al