Hapet gara për numrin 2 të ‘FBI-së shqiptare’, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët
Pas emërimit të Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pozita e Zëvendësdrejtorit ka mbetur vakant, duke krijuar një mundësi të mire pune për hetuesit e kualifikuar të brendshëm të institucioneve të sigurisë. Ky post është vend kyç në strukturën e BKH-së, duke mbikëqyrur menaxhimin e burimeve njerëzore, koordinimin e aktiviteteve operative dhe administrimin e proceseve ndërinstitucionale. Kandidatët e interesuar duhet të demonstrojnë aftësi të forta në menaxhimin e stafit, në komunikim, në punën në grup dhe në ndërveprimet me institucionet e tjera shtetërore. Për të marrë pjesë në këtë garë, kandidatët duhet të dorëzojnë një dosje të plotë dokumentesh që përfshin: Kërkesën për aplikim – dokument formal që shpreh interesin dhe motivimin për të marrë këtë pozicion; Platformën profesionale – një përshkrim të...
Burimi:
javanews.al