Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

Segmenti Librazhd – Prrenjas është hapur për qarkullim të automjeteve. Autoritetit Rrugor Shqiptar, thotë se pas vlerësimit të situatës në këtë segment u morën masa të menjëhershme  duke kryer punime për zgjidhjen e situatës së krijuar. Pas ndërhyrjeve me mjete të rënda u bë e mundur heqja e masivit që përbënte rrezik për rënie të pakontrolluar, duke e pastruar të gjithë sipërfaqen rreth saj. Tashmë kjo skarpatë nuk përbën  rrezikshmëri për lëvizjen e mjeteve. Ndërhyrja në këtë segment rrugor do të parandalojë rrezikun nga rrëshqitjet apo rëniet e materialeve/inerte dhe do të përmirësojë qarkullimin për banorët e zonës dhe përdoruesit e tjerë të këtij aksi të rëndësishëm kombëtar.