Hajduti shqiptar i bankave, shfaqet për pak çaste në një video të Drake dhe shoqëria e keqe me ‘El Chapo’
Nga Brian Fitzpatrick-Investigative Journalism Bureau Robert Cribb-Investigative Journalism Bureau Jared Ferrie-OCCRP Me origjinë nga Kosova, Hamdi Lataj ka deklaruar adresën e tij në një nga kullat më ekskluzive të apartamenteve në Toronto, ulet pranë parketit në ndeshjet e basketbollit të Toronto Raptors dhe shfaqet në një video muzikore të superyllit të hip-hop-it, Drake. 62-vjeçari me prejardhje shqiptare duket se jeton një jetë luksoze. Por dosjet e policisë dhe prokurorisë nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara zbulojnë një të kaluar problematike të Latajt. Ai u dënua në SHBA për komplot për të kryer vjedhje bankash dhe u dënua me dy vite burg, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga gazetarët. Grupi me të cilin ndodhej kishte tentuar të vidhte një bankë në Brooklyn duke hyrë nga çatia...
Burimi:
syri.net