“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

Parashqevi Simaku është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” në Kavajë, prej nga edhe vjen. Në një reagim të shpërndarë nga biznesmeni Elton Ilirjani në Youtube, ajo thotë se pavarësisht viteve që ka kaluar në SHBA ku jeton ende, nuk e ka harruar qytetin e saj. “Mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë”, shprehet këngëtarja duke falënderuar njerëzit që e kanë ndihmuar që në fillime për t’u bërë artiste. “Nuk do të isha kjo që jam edhe pse jam në majë të Nju Jorkut pa dashurinë, respektin dhe mësimet që më kanë dhënë të gjithë në Kavajë. S’ka ndryshuar asgjë, vetëm se jam krenare që nuk kanë dalë nga tradita Sofra e Kavajës.” Simaku e përfundon fjalën e saj duke shprehur krenarinë...