Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

Pas arrestimit të bandës së hajdutëve që po kryenin goditje në provinca të ndryshme, Policia italiane ka vënë në pranga “mendjet” përgjegjëse për rishitjen e mallrave të vjedhura. Dy shqiptarë, një peruan dhe një italian u arrestuan si pjesë e një operacioni të Policisë Shtetërore italiane të koordinuar nga Prokuroria Publike e Milanos për goditjen e një aktiviteti ilegal të riciklimit të mallrave të vjedhura dhe pastrimin e parave, duke rezultuar në sekuestrimin e një milion eurove. Të arrestuarit në burg janë dy shtetas shqiptarë të moshës 36 dhe 52 vjeç dhe një peruan 60-vjeçar, banorë të Milanos. Një italian 58-vjeçar është në arrest shtëpiak. Të gjithë mbahen përgjegjës, në shkallë të ndryshme, për krimet e marrjes së mallrave të vjedhura, pastrimit të parave dhe...