Gruaja shantazhon 34-vjeçarin, i poston foto në rrjetet sociale dhe e shqetëson në telefon

Gruaja shantazhon 34-vjeçarin, i poston foto në rrjetet sociale dhe e shqetëson në telefon

Policia e Beratit ka referuar materialet në prokurori ndaj një 39-vjeçareje. Gruaja sipas policisë, është denoncuar nga një djalë 34-vjeç, i cili ka deklaruar se ajo e shqetëson në telefon dhe i ka postuar foto në rrjetet sociale, pa pëlqimin e tij. “Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen Sh. S., 39 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetas 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se 39-vjeçarja gjithashtu i ka postuar në rrjet social, fotografi, pa pëlqimin e tij”, njofton policia.