Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar
Gripi ka ulur intensitetin e qarkullimit, por jo agresivitetin e tij. Stina e pranverës ka nisur me një rënie të ndjeshme të infektimeve nga tipi A i influencës, i cili këtë sezon gripi ishte në dominim edhe ndaj virozave të tjera. Specialistët e Shëndetit Publik flasin për 12500 të prekur në javë, një shifër shumë e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa raportohet përgjysmim i urgjencave dhe shtrimeve në spitale. Por edhe ky sezon gripi nuk ka kaluar pa raste të rënda dhe fatalitete. Sipas Institutit të Shëndetit Publik gripi deri tani ka shkaktuar një viktimë. Një i moshuar me sëmundje të tjera shoqëruese, ka humbur jetën në muajin janar për shkak të komplikacioneve që shkaktoi agresiviteti i tij....
Burimi:
javanews.al