Greqi/ Vritet me thikë 17 vjeçari shqiptar, arrestohet i riu grek
Një sherr banal mes dy të rinjve në Lutraqi të Korinthit u kthye në tragjedi me një 17-vjeçar shqiptar të vrarë dhe një 19-vjeçar grek të ndaluar. Sipas autoriteteve greke, çdo gjë ka nisur kur viktima Aleks Vangjeli i datëlindjes 2009 me orgjinë nga Berati, është paraqitur në spital me plagë shkaktuar nga mjeti prerës në zonën e barkut. I pyetur prej mjekëve, deklaroi se ishte përplasur me makinë. Menjëherë ai u dërgua me ambulancë drejt Athinës, pasi gjendja e tij u vlerësua e rëndë, por nuk mundi t'u mbijetojë plagëve të marra. Në të njëjtën kohë në një klinikë private në Korinth u paraqit edhe një 19 vjeçar Grek edhe ai i dëmtuar me thikë, por që mjekëve i deklaroi se ishte përfshirë në një aksident automobilistik. Menjëherë u njoftua...
Burimi:
syri.net