Gramsh, gruaja humb jetën pas aksidentit me kamion
Një grua ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Gramsh. Policia tha se në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
opinion.al