Grabitja me armë e një banke të nivelit të dytë, Ibraj: Duhet të rritet masa e sigurisë me ligj!

Grabitja me armë e një banke të nivelit të dytë, Ibraj: Duhet të rritet masa e sigurisë me ligj!

Një bankë e nivelit të dytë në Tiranë ka rënë pre e një grabitjeje këtë të enjte. Autori i dyshuar, Bardhyl Fusha, është futur në ambientet e bankës me një çantë, brenda së cilës dyshohet se kishte një armë zjarri automatike. Fusha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë, duke shkaktuar panik tek të pranishmit. Lidhur me ngjarjen, i ftuar në QUO VADIS, avokati Kujtim Ibraj u shpreh se jeta e shumë punonjësve është vënë në rrezik dhe se shteti duhet të ndërhyjë me masa konkrete ligjore për të forcuar sigurinë. Sipas tij, nuk është e pranueshme që një person të hyjë i armatosur në ambiente të tilla dhe të terrorizojë punonjësit. Ibraj shtoi gjithashtu se autorët e këtyre veprave janë shpesh persona...