Burimi:
javanews.al

Foto © javanews.al
Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra
Policia ka identifikuar grabitësin e një taksie dhe dy pikave karburanti pasditen e së hënës. Grabitësi është identifikuar si Emilian Nikolli alias Lleshi nga Mamurrasi. Ai fillimisht ka vjedhur taksistin duke e zbritur në Fushë-Krujë, më pas me makinën e taksistit ka ikur në Milot dhe Rubik, ku ka vjedhur dy karburante. Më pas është kthyer sërish në Fushë-Krujë dhe aty ka lënë makinën. Edhe më datë 27 dhjetor ai ka vjedhur një taksist në Tiranë.








