Grabiti një pikë këmbimi valutor, arrestohet pas disa orësh arrati autori

Grabiti një pikë këmbimi valutor, arrestohet pas disa orësh arrati autori

Autori i grabitjes së një pike të këmbimit valutor mëngjesin e sotëm në zonën e 5 Majit në Tiranë, është arrestuar. Sipas uniformave blu, autori, ka hyrë në subjekt që ndodhet në një qendër tregtare me armë zjarri (pistoletë) dhe vodhi një shumë parash. Njoftimi: Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim...