Grabiti bankën në Koplik i maskuar dhe i armatosur më 2022, arrestohet 22-vjeçari

Grabiti bankën në Koplik i maskuar dhe i armatosur më 2022, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar me inicialet, A. SH,  është vënë në prangat e Policisë në Shkodër, pasi më 2022 kishte vjedhur një filial banke në Koplik. Sipas Policisë, 22-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorë të tij, në vitin 2022, hynë të armatosur dhe të maskuar në një bankë në Koplik dhe vodhën një shumë të konsiderueshme parash. ‘Gjykata e Shkodrës e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Vjedhja me armë”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”’, thuhet në njoftimin e Policisë. Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Memory”, kapet dhe vihet në pranga...