Grabitet nën kërcënimin e armës një pikë e këmbimit valutor në Tiranë
Një pike e këmbimit valutor është grabitur mëngjesin e sotëm në një qendër tregtare në zonën “5 maji” në Tiranë. Mësohet se një person i maskuar me kapuç ka vjedhur 1,2 milionë lekë të vjetra, nën kërcënimin e armës. Autori pasi ka marrë paratë është larguar me vrap nga vendngjarja. Ndërkaq uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth, dhe po punojnë për kapjen e autorit. “Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë. “Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë...
Burimi:
opinion.al