Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës
Zbardhet vjedhja në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, ku vetëm pak ditë më parë u grabitën dhjetëra pajisje teknologjike. Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Pajisjet”, duke vënë në pranga një 22-vjeçar dhe duke proceduar pesë të mitur të moshës 15 deri në 17 vjeç, tre prej të cilëve rezultojnë të jenë nxënës të kësaj shkolle. Sipas hetimeve, dyshohet se i riu ka nxitur grupin e adoleshentëve për të kryer grabitjen pas mesnatës së 14 marsit, ku pasi dëmtuan dyert, morën me vete 16 laptopë, projektorë dhe serverin e kamerave të sigurisë. Autorët i kanë transportuar pajisjet me makinën e 22-vjeçarit, duke i fshehur një pjesë në bodrumin e një pallati në ndërtim dhe pjesën tjetër në shtëpinë e të arrestuarit. Policia ka arritur të gjejë...
Burimi:
javanews.al