Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

Prokuroria ka dhënë detaje sot në 27 janar nga hetimi ndaj dy zyrtareve të Postës në Korçë, të cilat dyshohet se kanë përvetësuar rreth 220 mijë euro në dëm të pensionistëve, përmes abuzimit me fondet publike dhe shpërdorimit të detyrës. Në një njoftim zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë bën me dije se hetimet janë regjistruar pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e Degës Postare Korçë, pas evidentimit të parregullsive serioze financiare në Degën Postare Bilisht. Sipas Prokurorisë, hetimi nisi pas një kontrolli të brendshëm administrativ, gjatë të cilit u konstatuan mospërputhje të theksuara financiare mes gjendjes faktike të arkës, dokumentacionit financiar justifikues dhe të dhënave të pasqyruara në sistemin elektronik financiar. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se...