Goditje prostitucionit në Durrës, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

Goditje prostitucionit në Durrës, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

Policia finalizoi fazën e 14-të të operacionit të koduar “Storm” në Durrës, pas hetimeve 2-javore me metoda proaktive. Si rezultat, u proceduan në gjendje të lirë dy shtetase braziliane, 35 dhe 39 vjeçe, si dhe dy shtetas shqiptarë, për veprën penale “Prostitucioni”. Shtetaset e huaja kishin marrë një apartament me qira në zonën e Vollgës, i cili ishte përshtatur për kryerjen e aktivitetit të prostitucionit. Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash në valutë të ndryshme, dy pasaporta, 8 celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje më tej.