Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit

Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit

Pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën një 45-vjeçar, Policia e Himarës ka arrestuar një 32-vjeçar. Ky i fundit duke drejtuar një eskavator në Palasë ka goditur aksidentalisht 45-vjeçarin. Drejtuesi i eskavatorit akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Forcat e policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të aksidentit tragjik.