“Goditi” ekstradimin, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimin e “mafiozit” rus

“Goditi” ekstradimin, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimin e “mafiozit” rus

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë një shtetasi rus, të akuzuar për vrasje dhe lidhje mafioze, në pretendimet e tij për shkelje të të drejtave nga ana e gjykatave në Shqipëri, të cilat lejuan ekstradimin e tij në Federatën Ruse. Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht ankimin e bërë nga 62-vjeçari Igor Kokunov, duke konstatuar cenim të të drejtës së tij për të mos iu nënshtruar një trajtimi çnjerëzor ose degradues. Po ashtu, Kushtetuesja ka vlerësuar se shtetasit rus i është cenuar e drejta për të mos u dëbuar. 62-vjeçari Igor Kokunov u arrestua në Shkodër në vitin 2023. Ai kërkoi të mos ekstradohej në Rusi, me pretendimin se në vendin e tij mund t’i nënshtrohej një trajtimi çnjerëzor, por Gjykata e Shkodrës lejoi ekstradimin, vendim...