Goditet trafiku i armëve në Tiranë, arrestohen pjestarët e grupit kriminal, kapen kallashnikovë
Një hetim i nisur prej më shumë se tre muaj nga Komisariati nr 4 në Tiranë u finalizua mbrëmjen e të martës me arrestimin e 3 persona të dyshuar si të përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit. Këto janë momentet kur policia dhe forcat operacionale ndërhynë duke arrestuar 3 autorët e dyshuar, të cilët rezultojnë me rrezikshmëri të lartë dhe të dënuar më herët për vepra penale.Lexo edhe :Related Posts Në pranga ra Artur Brahimaj, 63 vjeç, i dënuar për drogë e mashtrim dhe Artur Rushiti, 46 vjeç, po ashtu i dënuar për plagosje. Personi i tretë që u arrestua është Ilir Zyberi, 55 vjeç, i dënuar për vrasje. Zyberi, njihet edhe me mbiemrin Avdillari, por prej disa kohësh ka marrë mbiemrin e bashkëshortes....
Burimi:
vizionplus.tv