Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar
Një operacion ndërkombëtar ka goditur një organizatë kriminale të lidhur me shtetas shqiptarë, e cila operonte nga Ekuadori drejt tregut europian të drogës. Si rezultat, janë arrestuar 16 persona dhe janë sekuestruar në total 7.64 ton kokainë, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 346 milionë dollarësh në Evropë. Sipas raportimeve të mediave ekuadoriane, rrjeti me lidhje shqiptare vepronte në provincat Guayas, Pichincha dhe El Oro, duke përdorur portet ekuadoriane për të dërguar kontejnerë të kontaminuar me kokainë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Hetimi ka nisur në tetor 2024, pas sekuestrimit të rreth gjysmë toni droge në zonën Barbones, në provincën El Oro, ku u arrestuan tre persona. Që prej asaj kohe, autoritetet kanë bashkëpunuar ngushtë me Europol, autoritetet në Holandë dhe Belgjikë, si dhe...
Burimi:
javanews.al