Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz. Në pranga ranë dy anëtarët e bandës, më konkretisht shtetasit Bledar Jella dhe Xhemal Shehi, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Njoftimi: Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Members”. Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri. Nga hetimet janë identifikuar 3 pjesëtarë të këtij grupi. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim 1. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë. Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar “Members”. Në...