Goditet baza e armatimeve të organizatës kriminale të drogës, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Goditet baza e armatimeve të organizatës kriminale të drogës, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Baza e një organizate kriminale shqipfolëse është goditur nga policia italiane gjatë një aksioni në rajonin e Pratos në Toskana. Një depo armësh u zbulua në Sant’Ippolito di Vernio, në një apartament në Via Marchin, i banuar nga një çift: një burrë 43-vjeçar shqiptar me dënime të shumta dhe aktualisht nën arrest shtëpiak, dhe një grua 42-vjeçare rumune. Hetimet nga Skuadra Fluturuese Prato çuan në shtëpi, ku u gjetën dhe u sekuestruan pesë pistoleta, plumba, fishekë, dokumente të falsifikuara dhe 30,000 euro në para të gatshme. Prokurori Luca Tescaroli njoftoi zbulimin dje, më 26 mars, duke përshkruar “materiale që tregojnë për krim të organizuar, me armë të përdorura për të kryer veprime që synojnë kërcënimin e sigurisë individuale dhe kolektive”, ndërsa “paratë duket se janë...