Goditën policen brenda në komisariat, arrestohen dy vajza

Goditën policen brenda në komisariat, arrestohen dy vajza

Dy vajza janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë goditur një oficere policie gjatë kryerjes së detyrës. Në pranga përfunduan M.A., 38 vjeçe, dhe R.A., 29 vjeçe, të cilat dyshohet se në hyrje të ambienteve të komisariatit sulmuan oficeren, duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe penguar ushtrimin e detyrës së saj. Rasti po hetohet nga autoritetet, ndërsa vajzat ndodhen në komisariat për veprime të mëtejshme.