Gledis Nano rrëfehet për kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

Gledis Nano rrëfehet për kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka rrëfyer prapaskenat e asaj çfarë ndodhte në kohën kur ai drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. I ftuar në News 24, Nano theksoi se gjatë kohës që ai ishte në krye të detyrës, kryeministri Edi Rama nuk i ka ndërhyrë për asnjë problem, të ligjshëm apo të paligjshëm. Ndërkohë që më tej u ndal dhe te periudha kur dhe ai u largua nga strukturat e Policisë së Shtetit. Nano pohoi se koha e largimit të tij përkon me dy ngjarje të rënda që i kanë mbetur në kujtesë, aksidenti në Potam, ku humbi jetën Jonada Avdia si dhe zhdukja e Ervis Martinajt. “Ngjarja e cila personalisht dhe profesionalisht më ka prekur ka qenë ngjarja e...