No Image Available

Gjysëm ton kokainë në Zvicër, 3 shqiptarë dënohen me nga 15 vite burg

Gjykata Penale e Kantonit Basel-Landschaft në Muttenz dënoi të enjten tre shqiptarë me nga 15 vjet burgim dhe me dëbim nga Zvicra për të njëjtën periudhë kohore. Ata kishin tentuar në pranverën e vitit 2022 të merrnin një kontejner me gjysmë ton kokainë të fshehur në thasë kafeje. Të pandehurit u shpallën fajtorë për shkelje të kualifikuara të Ligjit për Narkotikët. Sipas aktakuzës, ata kishin ndërmarrë veprime për të siguruar posedimin dhe transportimin e një sasie të madhe droge. Përpjekja e tyre për të gjetur kontejnerin, në ambientet e kompanisë së transportit Swissterminal në Frenkendorf (BL), dështoi pavarësisht disa tentativave. Ngarkesa u zbulua më vonë në fabrikën e Nespresso-s në Romont (FR). Tre të dënuarit, të moshave 31, 34 dhe 32 vjeç, kanë vuajtur tashmë...