“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, i cilësoi “kamikazë” gjyqtarët e GJKKO-së. “Kjo mori masë ekstreme për dhëndrrin e Sali Berishës. Sot ka Presidentin Ilir Meta që po e mban në parburgim për 16 muaj dhe ne i bëjmë kërkesë zëvendësim mase, ajo thotë ti do intimidosh dëshmitarët. Do prishësh provat. Çfarë provash do prishë në 2009 zoti Meta? Vetëm Irena Gjoka e di. Problemi është se ata gjyqtarë aty, si Gjoka, si Erjon Çela e të gjithë me radhë janë të gjithë kamikazë. Nuk ka dyshim. Nuk është thjesht zonja Gjoka aty. Meta duhet ta përfundonte seancën paraprake në muajin shtator dhe ne sot jemi në fund të janarit. Kemi seancë...