Gjyqi për ‘Plumbin e Artë’/ Mungojnë avokatët shtyhet seanca
Gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”, dështoi sërish në Gjykatën e Posaçme për shkak të mungesës së disa avokatëve. Në kushtet kur do duhej të niste dëshminë Henrik Hoxha, avokati i Gentian Sharres Sokol Hazizaj i paraqiti një kërkesë trupës gjykuese: “Kërkojmë shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, duke qenë se jemi në fazën e dhënies së deklarimeve nga ana e të pandehurit Henrik Hoxha. Në këtë mënyrë mund të bëhet ballafaqimi mes këtyre dy personave”. Kundërshton SPAK: “Nuk jemi përballë kundrathënieve, në këto kushte kërkesa nuk qëndron. I kërkojmë gjykatës rrëzimin e saj”. Kërkesa erdhi pasi Nuredin Dumani në seancat e fundit nuk ka marrë pjesë në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”. Gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj njofton se, Gjykata...
Burimi:
syri.net