Gjyqi për Plarent Dervishin, SPAK paraqet prova shkresore sekrete. Nxjerrin mediat jashtë
Atentati te mbikalimi i Shkozetit në 1 nëntor 2019, prokuroria e posaçme paraqet provat shkresore për dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Prokurori Adnan Xholi paraqet 67 fashikuj përpara gjykatës. Xholi: Procesverbalet kanë të bëjnë me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc etj. Kërkoj të jetë një seancë me dyer të mbyllura për ruajtjen e sekretit hetimor, duke qenë se ka të dhëna që deri më tani nuk janë ekspozuar. Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e organit të akuzës që për këtë fazë të leximit të fashikullit që përmban të dhëna sekrete, të mos jenë të pranishëm përfaqësues të mediave. Seanca vijon pa praninë e gazetarëve.
Burimi:
syri.net