Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin Rushan Selko, i akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një vajzë 12-vjeçare, të dy banues në një fshat të Pogradecit. Vendimi u mor gjatë seancës së sotme gjyqësore, pas kërkesës së paraqitur nga organi i akuzës. Sipas Prokurorisë, ekzistojnë prova bindëse që tregojnë se i dyshuari ka ushtruar dhunë dhe ka kryer veprën penale, nga e cila e mitura ka mbetur shtatzënë. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se analizat mjekësore konfirmojnë se vajza është mbi katër muajshe shtatzënë, ndërsa përgjigjet e analizës së ADN-së pritet të mbërrijnë brenda rreth dy javësh. Gjatë seancës, 67-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën, por gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e...