Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit
Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar këtë të enjte, 26 mars 2026, kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberit për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”. Nga ana tjetër, pretendimet e Berberit lidhur me sekuestrimin e sendeve personale nuk është marrë në shqyrtim nga Kushtetuesja, pasi nuk ka qenë pjesë e objektit të kërkesës. Sipas trupës gjykuese, për këtë pretendim kërkuesi duhet që të ndjekë rrugën ligjore në gjykatat e shkallëve më të ulta dhe më pas mund t’i drejtohet Kushtetueses. Më herët në qershor 2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar SPAK, njoftoi se ka çuar në gjyq ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberin dhe 21 persona të tjerë, si të dyshuar se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash, falsifikim...
Burimi:
javanews.al