Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme kaloi këtë të mërkurë për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e çështjes dhe ditën e sotme vendosi që të kalojë për gjykim dosjen e kreut të PL, Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi. Pas një procesi 8-mujor hetimesh, SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim ndaj Metës e Kryemadhit, të cilët akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi. Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Meta dhe Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e...
Burimi:
syri.net