Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Gjon Shkambit pas kërkesës për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Gjon Shkambit pas kërkesës për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Gjon Shkëmbit i cili mbas vrasjes të gjyqtarit Astrit Kalaja kërkoi të lirohet. Gjon Shkëmbi është xhaxhai i Elvis Shkëmbit, i cili vrau gjyqtarin e Apelit dhe insiston se nuk e ka shtyrë nipin për të kryer krim. Por siç ka raportuar më herët Top Channel, prokuroria ka dërguar për ekspertizë telefonat e dy të arrestuarve për të zbuluar se çfarë komunikimesh kishte mes të dyve.