Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm
Gjykata e Lartë ka ndërmarrë një ndryshim të rëndësishëm procedural në procesin gjyqësor që lidhet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, duke zëvendësuar gjyqtarin relator të çështjes. Fillimisht në vitin 2022, shorti kishte përcaktuar gjyqtarin Sokol Binaj si relator të dosjes. Megjithatë, në dhjetor të vitit të kaluar, Binaj ka paraqitur dorëheqjen nga kjo detyrë, duke çuar në rishpërndarjen e çështjes. Si relator i ri është caktuar gjyqtari Genti Shala, i cili është emëruar së fundmi në Gjykatën e Lartë. Arsyeja e dorëheqjes së gjyqtarit Binaj lidhet me faktin se ai ka qenë më herët pjesë e shqyrtimit të disa kërkesave gjyqësore të paraqitura nga Saimir Tahiri, në kohën kur ushtronte detyrën në ish-Apelin për Krime të...