Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj

Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 15 korrik 2024 për konfiskimin e pasurive të tij. Kolegji Penal i gjykatës së lartë konfirmoi se shteti merr në favor të tij një sipërfaqe toke prej 1000 m² në Porto Palermo, Himarë-Vlorë, si dhe 6 pasuri të paluajtshme në Ishull Shëngjin, Lezhë. Në mesin e pasurive të konfiskuara janë edhe dy bodrume me sipërfaqe 16 m² dhe 15 m², njësi me sipërfaqe 218 m² dhe tre apartamente me sipërfaqe rreth 60 m², 67 m² dhe 51 m². Sipas vendimit, pasuritë e konfiskuara rezultuan të pa justifikuara nga ish-gjyqtari, ndërsa më parë, në qershor 2025, Apeli e dënoi Zenelajn me 100 orë punë publike,...