GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

Këtë të mërkurë, më 18 mars, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të japë vendimin nëse dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe të pandehurve të tjerë, do të kalojë apo jo për gjykim. Pak më herët, ka mbërritur në GJKKO avokati i Metës, Kujtim Cakrani. “E kemi pritur këtë ditën sot, kemi 7 muaj.”, tha ai, duke u shprehur me bindje se sot do të ketë më në fund “një vendimmarrje“. Duke shkëmbyer batuta me gazetarët, Cakrani kujtoi bastin që ka vënë me ta se brenda këtij muaj, ish-presidenti Meta do të lirohet nga qelia. “Mua më dalin bastet, do ta shikoni. Këtu do të jemi. Dakord?!”, deklaroi Cakrani. Sjellim ndërmend se javën e kaluar, gjyqtarja e seancës paraprake,...