GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami
Gjykata e Posaçme vendosi sot, 17 mars, të kalojë për gjykim shtatë nga të pandehurit e dosjes “Revanshi”. Bëhet fjalë për emra të njohur të botës së krimit si Durim Bami, Aldo Avdyli, Marklen Haka, Jozi Kraja, altin Morina, Enerigert Mitri dhe Edson Jozwik. Të shtatë ata janë të arrestuar teksa mësohet se janë veçuar nga 20 persona e tjerë të përfshirë në këtë dosje, por që janë në kërkim. Durim Bami, një prej personazheve më të përfolur të botës së krimit, akuzohet për “sigurim kushtesh për vrasje” ndaj Arben Ndokës, Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit. Ai u ekstradua nga Dubai në Shqipëri në shkurt të këtij viti. Nga ana tjetër, Marklen Haka akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “sigurim kushte për vrasje”...
Burimi:
javanews.al