GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme (GJKKO), Erion Çela, ka autorizuar zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të nisur këqyrjen dhe analizimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara dy ish-zyrtarëve të lartë, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli. Dy ish-drejtorët, të cilët kanë shërbyer në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë pjesë e një hetimi që po shtrihet gjerësisht në kontratat publike dhe rolin e biznesmenëve të përfshirë. Vendimi i Kushtetueses “zgjidh duart” e hetuesve Procesi i këqyrjes së celularëve dhe kompjuterëve ishte pezulluar prej kohësh, teksa pritej një interpretim nga Gjykata Kushtetuese mbi procedurat e sekuestrimit dhe privatësisë. Me dhënien e “dritës jeshile” nga Kushtetuesja, SPAK iu drejtua menjëherë GJKKO-së për autorizimin e radhës, i cili u dha së fundmi, duke lejuar oficerët e BKH-së të hyjnë...