GJK lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Arben Frrokun, por do shqyrtojë nëse i janë shkelur të drejtat

GJK lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Arben Frrokun, por do shqyrtojë nëse i janë shkelur të drejtat

Gjykata Kushtetuese, ka pranuar pjesërisht ankimin e Arben Frrokut duke vendosur të rihapet procesin po në Kushtetuese. Me këtë gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e mëparshëm të të njëjtës Gjykatë të marrë në vitin 2018, ku ishte vendosur të mos i pranohej kërkesa Arben Frrokut. Megjithatë nuk janë pranuar kërkesat e tjera për shpalljen të pavlefshme të dënimit të tij. Tashmë në Kushtetuese do të shqyrtohet nëse në procesin ndaj tij janë kryer shkelje apo jo. I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, biznesmeni Arben Frroku kërkon shqyrtim të dosjes në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se i janë shkelur të drejtat. Arben Frroku kishte kërkuar rihapje të procesit gjyqësor dhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 73, datë 29.06.2015 te ish-Gjykatës...