Gjirokastër/ Punonjësi i pastrimit ra nga lartësia gjatë orarit të punës, arrestohen 3 kolegët, në kërkim drejtuesi
Tre përgjegjës të sektorit të Mirëmbajtjes në Drejtorinë e Shërbimeve në Gjirokastër janë arrestuar nga Policia për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ditën e djeshme, në lagjen Zinxhira, gjatë punës për pastrimin e një objekti, një punonjës 55 vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i objektit, dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, Adriatik Onjea, pasi nuk është paraqitur të jap shpjegime dhe të vërë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e plotë të këtij rasti Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit P. Ç., 46...
Burimi:
syri.net