Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajit, vëllai: Dua të ketë një varr!

Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajit, vëllai: Dua të ketë një varr!

Pas 29 ditësh që rezultonte i zhdukur, është gjetur trupi i jetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi është gjetur 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti. Makina në të cilën ndodhej Karaj dhe shoku i tij Andi Losha u aksidentua dhe përfundoi në përroin në fshatin Darsë të Klosit. Në një deklaratë për gazetarin Enver Doçi, vëllai i të riut, Endri Karaj falenderoi të gjithë trupat e përfshirë në gjendjet e trupit të pajetë të 30-vjeçarit. “Dua të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e vëllait tim. Falenderoj Forcat e Kosovës dhe ata të Shqipërisë që na ndihmuan”, tha ai. Më parë, kur vëllai ishte ende i zhdukur, Endri bënte apel për gjetjen e tij. “Kërkoj të më...