Gjendet pas 10 ditësh trupi i 42-vjeçarit, i dha fund jetës duke u hedhur në lumin Osum
Pas 10 ditësh forcat ushtarake kanë gjetur trupin e pajetë të 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili i dha fund jetës, duke u vetëhedhur në lumë në afërsi të kanioneve të Osumit në Skrapar. Më 20 shkurt pranë vendit që i riu u hodh u gjetën motori me të cilin ai lëvizte, disa sende personale dhe celulari i tij, nga i cili rezultoi se 42-vjeçari i kishte nisur një mesazh vëllait, duke i thënë se do hidhej në lumë. Sipas familjarëve, ai ishte mbyllur prej muajsh në vetvete dhe po e vuante ndarjen nga djali, me të cilin nuk fliste prej 7-vitesh. Kjo pasi ish-bashkëshortja e tij e kishte marrë me vete në Rumani kur ishte larguar nga Shqipëria.
Burimi:
vizionplus.tv