Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Lezhë, Policia jep detajet e para
Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Spiten të Lezhës. Viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe, sipas veprimeve paraprake, dyshohet se ka qëlluar veten me armë. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës. Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 10:05, në banesën e tij, në fshatin Spiten, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, shtetasi P. P., 65 vjeç. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.