Gjendet i pajetë brenda banesës së tij i riu në Përmet, dyshohet se…
Një person është gjetur i pajetë brenda banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Skutaraq, Përmet, ku është gjetur, dyshohet i vetëvarur 31-vjeçari me inicialet, D.M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Përmet/Informacion paraprak Rreth orës 19:10, në fshatin Skutaraq, Përmet, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. M., rreth 31 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Burimi:
syri.net