Gjendet çifti që dyshohet për rrëmbimin e Bleona Matës, nëna sheh mes lotësh foton e vajzës! Detajet e reja i hapin rrugë një tjetër piste për hetimet

Gjendet çifti që dyshohet për rrëmbimin e Bleona Matës, nëna sheh mes lotësh foton e vajzës! Detajet e reja i hapin rrugë një tjetër piste për hetimet

Rasti i zhdukjes së vogëlushes Bleona Mata vijon të mbetet një nga historitë më të rënda dhe më të dhimbshme, ndërsa dëshmi të reja kanë hapur së fundmi një pistë tjetër kërkimesh. Sipas dëshmive të bëra publike, vogëlushja dyshohet se është rrëmbyer dhe se është mbajtur peng për një periudhë tre mujore në zonën e Llakatundit, në Vlorë. Kjo pistë u forcua nga deklarime dhe materiale të reja, të trajtuara në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV. E ftuar në studio, nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, u përball me dëshmi dhe fakte të reja mbi zhdukjen e vajzës së saj. Gjatë rrëfimit, ajo deklaroi se familja që është vënë në qendër të dyshimeve ka pasur konflikt të mëparshëm me familjen Mata. “Çiftin nga Vlora nuk...