GF publikon bilancin 2025: Sukses goditja e rrjetit kriminal shqiptar, iu sekuestruan 1300 kg kokainë e 3 mln euro

GF publikon bilancin 2025: Sukses goditja e rrjetit kriminal shqiptar, iu sekuestruan 1300 kg kokainë e 3 mln euro

Nga Alba Kepi Viti 2025 shënon një intensifikim të dukshëm të luftës kundër krimit të organizuar në Itali, sipas bilancit zyrtar të publikuar nga Guardia di Finanza. Të dhënat flasin për një aktivitet të gjerë hetimor dhe operacional, i cili ka synuar jo vetëm goditjen e strukturave kriminale, por mbi të gjitha dobësimin e tyre përmes sekuestrimit të pasurive të paligjshme dhe ndërprerjes së flukseve financiare. Gjatë këtij viti, janë zhvilluar gjithsej 1.351 hetime, duke përfshirë 7.442 subjekte mes personave fizikë dhe juridikë. Ky volum i lartë aktiviteti konfirmon përmasat e fenomenit dhe kompleksitetin e strukturave kriminale, të cilat gjithnjë e më shpesh përdorin skema të sofistikuara për të fshehur pasuritë përmes personave të tretë dhe kompanive fiktive. Në këtë kontekst, Guardia di Finanza ka...