“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i dosjes së “Gërdeci”. Vendimi u mor nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, e cila rrëzoi kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e Gjokës nga shqyrtimi i çështjes ku Mediu akuzohet për “shpërdorim detyre”. Përballë gjyqtares Gjoka dhe prokurorit Arben Kraja, avokati i mbrojtjes Henrik Ligori paraqiti argumentet e tij kundër akuzës së ngritur nga prokuroria. “Ministria e Mbrojtjes është një strukturë me dy krerë, një pjesë politike dhe pjesa tjetër është Shtabi i Përgjithshëm. Njerëzit që kanë pasur përgjegjësi për Gërdecin kanë marrë përgjegjësi”, deklaroi Ligori në sallën e gjyqit. Ai kundërshtoi gjithashtu akuzat që lidhen me menaxhimin e municioneve. “Sa...
Burimi:
javanews.al