Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane UNIONE SARDA i ka kushtuar një artikull historisë së mafiave shqiptare. Sipas UNIONE SARDA, historia e krimit të organizuar shqiptar nis nga një boshllëk pushteti, ku në fillim të viteve ’90 regjimi komunist i Enver Hoxhës sapo ishte rrëzuar dhe Shqipëria gjendej pa struktura të forta ekonomike dhe forca rendi të papërgatitura. Gazeta italiane thekson se momenti kyç vjen në vitin 1997, ku dështimi i skemave piramidale zhduk kursimet e qindra mijëra familjeve, shpërthejnë revolta, depot ushtarake plaçkiten dhe miliona armë dalin jashtë kontrollit. UNIONE SARDA shkruan se në atë kaos lindin dhe forcohen grupe kriminale të afta të zënë hapësirat e lëna bosh nga shteti. Në artikull përshkruhen gjithashtu hap pas hapi, zgjerimet e mafias shqiptare dhe Italia cilësohet si porta e...